Në ditën e dytë të Panairit të Punës 2015 është zhvilluar forumi publik me temë “Trendet e Punësimit Rinor në Shqipëri”, i organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe Fondacioni Gjerman në Shqipëri Friedrich Ebert.
 
Gjatë forumit janë prezantuar gjetjet kryesore të studimit “Trendet e punësimit Rinor në Shqipëri”, i cili e vë theksin te karakteristikat, mundësitë e tregut shqiptar dhe kapacitetet punëtore në vendin tonë
 
Zv.Ministrja e MIrëqenies Sociale dhe Rinisë Gentjana Sulaj tha se qeveria shqiptare po përgatitet për një reformë të rëndësishme, ligjin e zejeve që mbulon zhvillimin e zanateve të mjeshtërisë së dorës dhe rregullimin e arsimit profesional. Ajo e vuri theksin te ligji i nxitjes së punësimit, i cili sipas saj targeton nevojat dhe problemet e tregut të punës.
 
Genci Kojdheli, Drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, tha se promovimi dhe nxitja e arsimit profesional i ka shërbyer një prespektive të re të tregut.
 
Për drejtorin e Fondacionit Friedrich Ebert, Franke Hantke, zhvillimi ekonomik nuk mund ndodhë nëse nuk shfrytëzohet nevoja e të rinjve shqiptare për të punuar.
 forumi
forumi
 
 Redaksia Onile
 (al.h/shqiptarja.com)