Punëtorët ditorë ende të bllokuar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës: Kemi mbetur rrugëve, s'na japin shpjegime! Shteti të ndërhy, kemi fëmijët pa bukë në shtëpi

Dhjetëra punëtorë sezonal ditorë vijojnë ende të jenë të bllokuar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, pasi pala maqedonase ka penguar kalimin e tyre ditën e djeshme.

Punëtorët shprehen se nuk kanë ende asnjë informacion se çfarë do të ndodhë, ndërsa i bëjnë thirrje shtetit të ndërhy për të zgjidhur situatën.

"Kemi mbetur rrugëve nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë, nuk japin shpjegime. Kemi në shtëpi fëmijët pa bukë, duam zgjidhje nga shteti të ndërhyjë dhe flasë me këta", shprehen ata.

Mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj ndalese nga pala Maqedonase, por sipas burimeve shkaku i ndalimit mun dtë lidhet edhe faktin se një punonjës sezonal ka humbur jetën në Maqedoni  dhe mungesa e siguracionit  e kontrata e punës ka bërë që të ashpërsohen kontrollet, duke vendosur barrierë për udhëtarët.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albania: 10/07/2021 08:53

    Haha kur bejn edhe maqedonasit qe ne i shtypim si pleshta ata morracaket..qenkan cmendur maqedonasit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!