MIRDITE - Ashtu siç kishin paralajmëruar punonjësit e HEC-it të Qafë-Mollës në Mirditë vijuan sërish protestat duke bllokuar hyrjen e zyrave qendrore të firmës turke “Efato Glu” që po ndërton këtë vepër ujore.
Të revoltuar punonjësit tregojnë për diskriminim që u bëhet në raport me punonjësit turq, ndërsa flasin për rrezikun që u kanoset çdo punonjësi që punon në galeritë e HEC-it. Sipas tyre në një vend europian shteti do reagonte fuqishëm ndaj dhunimit që u bëhet shtetasve të vet.

Protesta e punëtorëve është mbështetur edhe nga sindikatat të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë që të reagojë përballë këtij skandali, ose në të kundërt kërcënojnë me përshkallëzim të protestave deri në bllokimin e rrugës së kombit.
Para pak ditësh si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu në një thellësi prej afro 2000 metra të një galerie në këtë HEC në ndërtim e sipër, humbën jetën tre persona, dy shqiptarë dhe një turk. Edhe pse kanë kaluar 4 ditë nga kjo ngjarje e rëndë ende nuk ka asnjë person të ndaluar si përgjegjës të kësaj tragjedie, ndërsa ky fakt i ka irrituar edhe më tepër punëtorët.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO