TIRANË - Të gjithë punëtorët e Departamentit të Qendrës së Emisionit në Linzë, ku mbahen lekët e thesarit të Shtetit, kanë qenë në “shërbim” të Ardian Bitraj.

Në dosjen e prokurorisë tregohet qartazi roli dhe detyra e secilit prej punonjësve, të cilët nuk kanë vepruar siç duhet duke shkelur rregulloren e vetë Thesarit të Shtetit dhe dhënë mundësi Ardian Bitrajt të hapë dyert e dy kasafortave, duke marrë prej andej shumë të konsiderueshme parash, që deri në këto momente përllogaritet në 7.13 milionë dollarë.