Policia e Shkodrës ka arrestuar sot punonjësin e ujësjellësit të Shkodrës si përgjegjës për vdekjen në pusetë ditën e djeshme të punonjësit të komunales, Klodës Çeliku, 34 vjeç, në Unazën Perëndimore të Shkodrës.

I arrestuari është Preke Toma, 48 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i ujrave të zeza në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
- Y. R. 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen Ujësjellës kanalizime Shkodër
- L.P. 52 vjeç, banues në Shkodër , me detyrë drejtues teknik në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

Proçedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë se rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale " Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.

Klodës Çeliku 34 vjeç, ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e asfiksisë nga amoniaku, pasi së bashku me një punonjës tjetrë, Gjon Gjonin, ishte futur në një pusetë për ta pastruar  pa asnjë mjet teknik të nevojshëm për mbrojtjen e jetës së tyre, por vetëm me rrobat e tyre dhe me lopata.

Gjin Gjoni së bashku me punonjësin tjetër Maliq Selja edhe pse i ndodhur jashtë pusetës si shkak i shkarkimeve të amoniakut edhe ai u asfiksu, u dërguan menjëherë në spitalin e Shkodrës.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com