FIER- Ditën e nesërme do të bllokohet Bypass-i i Fierit, për shkak të punimeve që po kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin 18. Bllokimi do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë për rreth 4 orë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se devijimi i trafikut do të bëhet nga rruga e vjetër Fier-Vlorë.
ARRSH thotë se në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor janë marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.