Bypass-i i Tepelenës/ Balluku: Të kompensojmë humbjet e kohës në të shkuarën dhe t’a përfundojmë para afatit

Bypass-i i Tepelenës/ Balluku: Të kompensojmë humbjet e kohës në të shkuarën dhe t’a përfundojmë para afatit

Bypass-i i Tepelenës, i cili lidh autostradën Levan-Tepelenë me atë Tepelenë-Kakavijë mesa duket do përfundojë përpara afatit të përcaktuar, së paku kështu ka bërë me dije Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kjo e fundit, së bashku me Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, SonilaQato, si dhe deputetët e Partisë Socialiste, Qarku Gjirokastër, ndoqën nga afër punimet ku u njohën me ecurinë e tyre, punime të cilat nisën në korrikun e vitit 2018.

“Strategjia e re për të kompensuar të gjitha humbjet e kohës në të shkuarën është që të dorëzojmë vepra para afatit. Kjo është diçka që po e bëjmë gjashtë mujorin e fundit dhe duam që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. E njohim kompleksitetin, sigurisht siguria qoftë gjatë punimeve  dhe qoftë cilësia që mbetet në përfundim të projektit janë shumë të rëndësishme për ne megjithatë kemi një dëshirë të madhe t’i dorëzojmë të gjitha veprat qoftë edhe në një kohë të shkurtër para afatit”, deklaroi Balluku.

Përfaqësuesit e kompanisë, që po realizon punimet sqaruan se janë vendosur një numër i madh pilotash për të siguruar mbrojtjen e shpatit të kalasë dhe shtati të lumit, si dhe ndërhyrjet e tjera që pritet të realizohen me qëllim ofrimin e një vepre me cilësi dhe standarde për qytetarët.

“Parashikohet një segment rreth 2.1 kilometra i gjithi që do bëhet rrugë me të gjitha standardet, me dy korsi kalimi, me trotuar. Është parashikuar mbrojtja lumore e cila në masën 99 përqind është përfunduar duke u vendosur pilota dhe perde të papërshkrueshme nga uji për ta siguruar të gjithë shpatin pasi kishim probleme të gërryerjes nga lumi. Gjithë shpati i kalasë do mbushen të gjitha zgavrat ku ka gërryerje erozioni, do mbushen me beton dhe gurë dhe pastaj do vendoset rrjeta për ta zgjidhur një herë e mirë këtë problem që ka pasur kalaja e cila rrezikohej në aspektin e qëndrueshmërisë së shpatit”, deklaroi inxhinieri i firmës kontraktore.

Drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato bëri të ditur se për shkak të qarkullimit të dendur që ky aks ka gjatë sezonit turistik do të merren masa paraprake për të lehtësuar lëvizjen e drejtuesve të mjeteve.

“Po marrim masa provizore që për sezonin turistik aksi të jetë i lirë dhe të mos krijojë shqetësime për trafikun dhe ngarkesën që do ketë rruga ku do të lidhet me jugun e vendit”, u shpreh Qato.

Deri më tani janë vendosur mbi 300 pilota, përjashto mbrojtjen lumore, ndërsa parashikohet ndërtimi i trotuareve tek segmenti përgjatë pjesës së kalasë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fieri: 24/06/2019 12:01

    per baipasin e fierit ashtu premtuat qe do perfundoi ne qershor dhe hic sduket rrug gjekundi ..po pse rreni o njerez te perendis..na jeni ber kancer me keto votime sa her qe afrohen votime e njejta histori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër