Kryeministri Edi Rama inauguroi sot nisjen e punimeve për Bypass-in e Tepelenës. Ai u shpreh se projekti i ri në infrastrukturë do të transformojë jo vetëm qytetin e Tepelenës, por të gjithë zonën. Gjithashtu, Rama u shpreh se në vjeshtë do të nis puna në Bypassin e Fierit, ndërsa ai i Vlorës do të marrë edhe pak kohë.

Sot finalizojmë një punë të nisur prej disa kohësh. Më parë askush nuk ndalonte në Tepelenë, të gjithë donin të iknin. Kjo vepër e premtuar për dekada të tëra. Ka pasur një mungesë të përgjegjshmërinë në hartimin e projekteve. Në bashkëpunim me BB rimodeluam skemën e financimit. Në fillim të gushtit hapen ofertat dhe brenda shtatorit, në rastin më të keq, në tetor nis puna në By passin e Fierit, ai i Vlorës do të marrë edhe pak kohë më shumë. Ka nisur puna në ditët e shkuara për By Passin e Milotit. Bypass-i e Tepelenës ka një plan që parashikonte. Sot jemi në kushtet kur projekti është realizuar ku vrima e zezë ku shkarkohen të gjitha flukset do të eliminohet.

Edi Rama

Rama nuk i kurseu akuzat për qeverinë Berisha gjatë fjalës së tij. Shefi i qeverisë tha se, qeveria paraardhëse i la rrugët rrugëve, ndërsa duke u ndalur te autostrada Tiranë-Elbasan theksoi se pasojat e inaugurimit për fushatë po i vuajmë tani.

Qeveria paraardhëse mori përsipër të gjitha rrugët dhe të gjitha i la rrugëve. Rruga Tiranë-Elbasan u hap me një tunel një kalim me bujë dhe më pas u ekspozua ndaj shembjeve duke na vënë në detyrim të bënim komplet projektin gjeologjik, një gjë e pabesueshme jo për një shtet, por edhe për një familje.

Edi Rama

Jemi në proces për finalizimit për të çelur aeroportin e Kukësit, jemi në proces për të ndërtuar aeroportin e Vlorës dhe kemi nisur procesin për të bërë të gjitha vlerësimet e nevojshme për të ndërtuar edhe aeroportin turistik të Sarandës. Do të jetë një shërbim i shpejtë për të gjithë banorët e zonës. Janë edhe të tjera projekte në këtë qark, do të ndërtohet rruga që lidh Tepelenën me bregdetin, do ta kthejmë në realitet në këtë mandat. Ne nuk bëjmë inaugurime dhe nuk u biem daulleve elektorale dhe të ikim nga sytë këmbët. Puna nuk do të ndalet deri në përfundimin me standarde të kësaj nyje. Do të ndërtojmë akse kombëtare me standarde.

Edi Rama

Të pranishëm në inaugurimin e fillimit të punimeve ishin edhe kryebashkiaku Tërmet Peçi, ministri Gjiknuri, drejtori i ARRSH dhe zyrtarë të tjerë lokalë.