Punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës në zonën e Bahçallëkut po vijojnë, në një nga nyjet kryesore të hyrje-daljes së qytetit. Ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.
Nga kantieri i punimeve kryeministri Edi Rama bwri edhe një përditësim mbi ecurinë e projektit.
“Vijojnë punimet në një nga nyjet kryesore të hyrjes në qytetin e Shkodrës. Një ndërhyrje e rëndësishme që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët”, thuhet në postim.
Projekti, me vlerë rreth 10 milionë euro, është pjesë e rikonceptimit të hyrjes së Shkodrës dhe synon të përmirësojë qarkullimin, sidomos gjatë sezonit veror, duke lehtësuar lidhjen e qytetit me Tiranën, Velipojën, Shirokën, Muriqanin dhe Ulqinin.
Komente












