TIRANE - Kryetari i Bashkisë se Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet e nisura për rikonstruksionin e rrugës së Dibrës investim ky, që kap shifrën e 98 milion lekësh. Basha e ka cilësuar këtë investim si mjaft të rëndësishëm pasi banorët e kësaj zone kanë njohur një ngrirje zhvillimi dhe ka qenë një ndër zonat më të diskriminuara, që i është bërë këtij komuniteti të vjetër .
Në fjalën e tij Basha theksoi:
“Bashkia e Tiranës përgatiti këtë projekt që parashikon rehabilitimin e plotë në këtë segment të rrugës së Dibrës me një gjatësi 1.5 km, rehabilitim i cili do të prekë gjithë shtresat nëntokësore dhe ku është e nevojshmë do të prekë edhe rehabilitimin e rrjetit te kanalizimet e ujësjellësit. Do të ofrojë qytetarëve të kësaj zone një rrugë Dibre me standard Europian.
Ngrirja e zhvillimit në këtë zonë padyshim ka qenë një nga dramat, që është përjetuar nga cdo qytetar i kësaj zone. Ka qenë një nga diskriminimet më të pakuptueshme, që i është bërë këtij komuniteti të vjetër dhe në pjesë të madhe autoktone të kësaj pjese të Tiranës”.
Sipas Bashës ndërhyrja në këtë pjesë të qytetit i paraprin zhvillimeve që kjo pjesë e qytetit do të njohë, në kuadër të planit të ri urbanistik
(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com