Të premten, në Vlorë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në pijshëm për disa orë. Lajmi u dha nga Ujësjellësi i Vlorës, përmes një njoftimi.

Nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni Nr. 4, i cili furnizon qytetin me ujë, për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit.

Qyteti nuk do të furnizohet gjatë orëve të pasdites së ditës së nesërme, ndërsa në orarin e mëngjesit furnizimi do të vijojë normalisht.

Megjithatë, thuhet se zona 24 orëshe nuk do të ketë ndërprerje të shërbimit.

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Vlorës

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se, për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit të Vlorës, ditën e premte, nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni Nr. 4, i cili furnizon qytetin me ujë.

Për rrjedhojë, qyteti nuk do të furnizohet gjatë orëve të pasdites së ditës së nesërme, ndërsa në orarin e mëngjesit furnizimi do të vijojë normalisht.

Zona 24 orëshe nuk do të ketë ndërprerje të shërbimit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Në ditët e para të muajit janar, Vlora mbeti 5 ditë pa ujë të pijshëm, pasi pati defekt në tubacionin kryesor 1000 mm.

Pasojat e ndërprerjes së furnizimit me ujë preken mijëra familje, biznese dhe institucione publike, duke krijuar një situatë të papranueshme për një qytet turistik dhe qendër urbane si Vlora.

Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet e para lidhur me këtë ngjarje. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një subjekti privat pranë zonës ku ndodhi defekti, për të dokumentuar me saktësi momentin, rrethanat dhe çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Këto pamje pritet t’i referohen Prokurorisë.