Punimet në Unazën Lindore, ARRSH: Nga nesër devijohet trafiku nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës, ja rrugët ku do të kalohet

Punimet në Unazën Lindore, ARRSH: Nga nesër devijohet trafiku nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës, ja rrugët ku do të kalohet

Foto ilustruese

Duke filluar nga nesër, për shkak të vijimit të punimeve në Unazën Lindore, do të ketë një devijim të trafikut nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ky bllokim do të zgjasë për 14 ditë. Për pasojë , trafiku që vjen nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut

ARRSH bën me dije se janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

Skema e devijimit të trafikut

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë