Punimet pa fund në “Ersekë-Korçë”, banorët në protestë për ndotjen

Tejzgjatja e punimeve në rrugën Ersekë Korçë ka bërë që banorët e zonës të ngrihen në protestë pasi e gjithë zona është e mbuluar nga pluhuri, gropat dhe ujërat e zeza. Banorët thonë se situate është shqetësuese pasi ditet e ngrohta mund të sjellin edhe përhapjen e ndonjë epidemie si pasojë e ujërave të zeza të kudondodhur.

Banorët e të cilët jetojnë përgjatë rrugës Ersekë-Korçë, paraditën e kësaj të enjëte kanë zhvilluar një protestë shkak ër këtë është bërë tejzgjatja e punimeve nga ana e firmave kontraktore. Banorët thonë se zgjatja e punimeve ka sjellë prezencë pluhuri, baltë e gropave dhe mbi të gjitha dalja e ujrave të zeza në sipërfaqe. Ata kanë kërkuar zgjidhjen sa më parë të këyre problemeve dhe sidomos të izolimit të kanalizimeve të ujrave të zeza.

Me ardhjen e stinë së verës banorët shprehin shqetësimin e përhapjes së ndonjë epidemie, pasi ujërat e zeza janë prezente kudo.

Një tjetër arsye që shqetëson ata është edhe mosshpronësimi i objekteve të prishura për shkak të rikonstruksionit të rrugës.

Nga ana tjetër ndërmarrja e ujsjellës kanalizimeve Korçë ka bërë me dije se për sa kohë punimet vazhdojnë ndërhyrjet kryhen vetëm nga firma kontraktore.. Ndërmarja ndërhyn vetëm atëhere kur objekti të jetë dorëzuar brenda parametrave të përcaktuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë