Punimet për aeroportin e Vlorës nisin në qershor/ FOTO-Projekti

Punimet për aeroportin e Vlorës nisin në qershor/ FOTO-Projekti

Projekti i aeroportit të Vlorës

Puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës pritet që të nisë në qershor. Zv/ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj u shpreh se nuk diskutohet që ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm për vendin, ashtë siç janë dhe shtimi i disa linjave të tjera që ne jemi duke pritur që të ndodhin në muajt në vijim, qoftë me Izraelin, qoftë me Emiratet dhe disa vende të tjera ku negociatat janë në një fazë atë avancuar.

Zv/ministri Xhafaj thekson se, “pritshmëria është që Shqipëria këtë vit do të ketë një sezon turistik më të mirë se të gjithë vitet e tjera dhe kjo do ta forcojë edhe më tepër si nevojën edhe bindjen e kompanive të huaja për të fluturuar në Shqipëri apo për të ndërtuar një aeroport tjetër pas atij të Vlorës”.

Në sezonin e ri turistik do të ketë 10 destinacione të reja fluturimesh direkte me Shqipërinë dhe 3 të tjera do të kenë dyfishim kapaciteti. Autoriteti i Aviacionit Civil ka miratuar linjat që do të funksionojnë gjatë periudhës së sezonit veror dhe pritet të kenë një ndikim të konsiderueshëm edhe në numrin e turistëve për këtë vit.

Destinacionet e reja Charter, janë Helsinki-Tiranë me fluturim në periudhën 11 maj-28 shtator. Kopenhagen-Tiranë me fluturim në periudhën 2 qershor-18 gusht. Budapest-Tiranë. Moskë-Tiranë me fluturim në periudhën 19 qershor-11 shtator. Stokholm/Oslo/Goteborg me fluturim në periudhën 12 maj – 2 tetor. Goteborg-Tiranë me fluturim në periudhën 6 qershor – 3 tetor. Gdansk/ Poznan/Ëarsaë/Prague/Katoëice/LondonGatëick me periudhën e fluturimit nga qershori deri në shtator. Ndërsa destinacionet e reja të përfshira janë: Tel-Aviv-Tiranë, me periudhën e fluturimit fund qershori deri në 26 tetor dhe Luton-Tiranë, me fluturim në periudhën 19 prill deri në 27 tetor. ATA




Projekti i aeroportit të Vlorës 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lene: 20/05/2018 13:21

    Pra sipas fotos airbus A380 dhe Boing 747 do ulen ne aeroportin e Vlores. Pra ky aeroport do jete me i madh se ai i Rinasit?! Nje A380 mban 600 pasagjere, Vlora do u shnderroka ne Fankfurt-in e Shqiperise.... pffff.

    Përgjigju
    • Mondi: 20/05/2018 15:54

      To mendon deri tek kufiri i katundit tend vlora eshte e shqiperise dhe aeroporti i te gjithe shqiptareve. Qeveriati leri endrrat e te. mbaroj portin ne vlore pastaj te enderroje se nis emos mbaro nuk arrin askurkund

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën