Veliaj tha se për shkak të COVID-19, janë bllokuar shumë punime dhe një prej tyre është ajo e rrethrrotullimit në Doganë, ku po të mos ishte për pandeminë sot do të inaugurohej.
"Nëse nuk do ishim bllokuar punimet te Dogana sot do të ishte inaugurim i saj dhe do ishte hapur qarkullimi në Tiranë. Do të doja të transformoheshim më shpejtë por është një pjesë e politikës që vijon të mbajë vendin zvarrë. Tek Universiteti Bujqësor do kishte mbaruar edhe ajo shkollë po të mos ishte për dhëndurët e ish kryeministrave. Humbën muaj të tërë kot, por puna po vijon sot. Aty do të ndërtohen dy shkolla me standarde për fëmijët e asaj zone. ka mbaruar segmenti i rrugës nga Kombinati në Vaqarrë dhe po bëjmë pyllëzimin anash saj, ku ka qenë varreza makinash. vendin e tyre do e zëri trotuar dhe gjelbërimi si dhe do të krijohet një stacion autobusi në atë zonë. Tirana jo vetëm do mundi pandeminë por edhe do të gdhihet shumë më e modernizuar", tha Veliaj
Lajmi kryesor:
Veliaj në Repolitix: Pas pandemisë vendosim fundjavën pa makina! Ç'ka donim të bënim në 5 vite, ndodhi 5 javë karantinë










