TIRANE - Punimet për rikonstruksionin e bulevardit "Petro Nini Luarasi", vazhdojnë me ritme të ngadalta, shkak për këtë është bërë qarkullimi i mjeteve në këtë bulevard, ndonëse Bashkia e Tiranës, ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në pjesën ku po behën punimet. Nga një vëzhgim të bërë nga gazeta "Shqiptarja.com", në këtë rrugë shpesh herë punimet ndërpriten për shkak të kalimit të automjeteve. Drejtuesit e automjeteve thonë se kjo është e vetmja mënyrë për të kaluar në këtë rrugë, për të shkuar në destinacionin ku ata duan.
"Unë jetoj këtu pranë tregut elektrik dhe vetëm këtu mund të kaloj nuk kam nga të kaloj tjetër për të shkuar në shtëpi" thotë ai. Për punimet që po kryhen te bulevardi "Petro Nini Luaras", bashkia ka nxjerrë një njofim ku thuhet se "Ndalohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin " Petro Nini Luarasi", në anën veriore, nga bulevardi "Bajram Curri", rruga "Zonja Çurre", deri tek rruga "Taulantia" (nga perëndimi në lindje), deri në përfundimin e fazës së parë.
Ndalohet qarkullimi i mjete e në bulevardin "Petro Nini Luarasi", në anën jugore, nga bulevardi "Bajram Curri", rruga "Zonja Çurre", deri tek rruga "Taulantia" (nga perëndimi në lindje), deri në përfundimin e fazës dytë" Në segmentin rrugor gjithashtu është i ndaluar edhe parkimi dhe qëndrimi i automjeteve, nuk zbatohet. "Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në të gjithë segmentin rrugor të bulevardit "Petro Nini Luarasi", sipas fazave ndërtimore" thuhet në njoftimin e bashkisë. Ndonëse në këtë segment rrugor shikon punonjës të Policisë Bashkiake, qarkullimi dhe parkimi i mjeteve vazhdon të jetë i njëjtë si ai para fillimit të punimeve.
*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com (print), data 1 shkurt 2013
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com