Punimet tek Torra Veneciane
Dako: Gati ta devijojmë projektin!

Punimet tek Torra Veneciane<br />Dako: Gati ta devijojmë projektin!
TIRANË-Gërmimet që po bëhen në zonën arkeologjike të Durrësit janë “zhvendosur” në Tiranë, në Kuvend.

Pas kërkesës së opozitës, sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u paraqitën në një seancë dëgjimore Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kryeatri i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Unioni i Ekspertëve Mjedisorë të Shqipërisë, Përfaqësues të Institutit të Arkeologjisë dhe Aleancën e Mbrojtjes së Vlerave Kombëtare pas zbulimeve arkeologjike në qytetin bregdetar.

Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u shpreh i gatshëm të ndërpresë punimet e të devijojë projektin për sheshin urban në zonën ku janë zbuluar objekte arkeologjike nëse ekspertët e kërkojnë këtë.

Por Dako e mbrojti projektin e Bashkisë sepse sipas tij, jo vetëm që nuk u gërmua në zonën e ndaluar A, por cdo punim është kryer në zonën B, por dhe se gjithë ky proces ka leje mjedisore.

Dako u shpreh se në zonën arkeologjike po punojnë arkeologët.

Ministrja Kumbaro dhe arkeologu Eduart Shehu garantuan se muri bizantin i zbuluar nuk është betonuar.
“Është hedhur çakull për ta ruajtur. Ndaj kujdes me akuzat që bëhen në këtë drejtim”, thanë Kumbaro e Shehu.

Projekti 'Veliera' është kundërshtuar sot ne Komision edhe nga Shoqëria Civile me arsyetimin se po shkatërrohet zona arkeologjike e Durrësit.

Projekti është përgatitur nga studio e arkitekturës shqiptare ERALD -G + ARKONSTUDIO dhe një studio të njohur arkitekture nga Italia, ARCHEA. Sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metra katror dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katror. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 6 milion dollarë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......