Keni kaluar një ditë vështirë në punë dhe koha nuk mjafton për të gatuar? Zbuloni këshillat për gatim edhe kur nuk keni kohë.
Gatuani me tepricë
Kur keni kohë për të gatuar (në fundjavë, pushim): mos lini pa përgatitur supa, salca me mish, apo gatime të tjera shumë më tepër nga sa mund t’ju nevojitet. Tepricën mund ta vini në frigorifer dhe ta përdorni kur t’ju duhet.
Organizohuni
Përgatitni menutë tuaja për gjithë javën që të mos gjendeni papërgatitur. Kur keni kohë gjatë fundjavës, përgatisni perimet për gjithë javën dhe futini në kuti hermetike e më pas në frigorifer.
Gatim Express
Natyriasht që duhet t’i besoni mikrovalës në këtë rast, e cila ju ndihmon që të shkrini shumë shpejt peshkun apo mishin. Por nëse nuk keni mikrovalë, përdorni ujin e nxehtë për të shkrirë atë që do të gatuani. Gjatë zierjes së gjellës do të jetë mirë të vini ujë të nxehtë dhe jo të ftohtë, kështu do të fitoni kohë.
Përbërës të gatshëm
Mbani përbërës të gatshëm për t’i përdorur fjala vjen për një picë, apo për ndonjë sallatë që mund të plotësojë fare mirë drekën tuaj të shpejtë
Redaksia Online
( j.k/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com