Punonjëset e fasonerisë në Devoll ngrihen në protestë, drejtuesja e sindikatës: Më pushuan nga puna se kërkova llogari për uljen e rrogës së 5 grave

Ditën e sotme në Devoll, punonjëset e një fasonerie (Robaqepsia Toni Oil) janë ngritur në protestë. Shkak i kësaj proteste është bërë ulja e pagës në një vlerë prej 10 mijë lekë, për 5 punonjëse të kësaj fasonerie, që sipas punëdhënësit të tyre, nuk kanë kryer të gjitha proceset e planifikuara. Ndërkohë tjetër shkak i kësaj proteste ishte pushimi nga puna i drejtueses së sindikatës së puntorëve të fasonerive në Devoll, Mirjeta Mulla, sipas saj ajo kishte kërkuar lejen e zakonshme të punës, por menjhërë ka marrë nga punëdhënësi njoftimin për pushim nga puna.

“Kemi bojkotuar punën sepse pronarët më kanë dërguar një njoftim për pushim nga puna vetëm mua që jam kryetare sindikate në këtë fasoneri. Kemi kërkuar të drejtat tona që na jep ligji. Në datën 22 dhjetor kam çuar një kërkesë në të cilën u bëjmë me dije se duhet të marrim 3 ditët e lejes vjetore që ende nuk na i kanë dhënë. Dhe gjithashtu në datën 23 kam dërguar një kërkesë për të ditur arsyen pse disa punëtoreve të fasonerisë u është ulur rroga padrejtësisht. Më pushuan nga puna me pretekstin se do ristrukturohet numri i punëtoreve ndërkohë që këtu kërkohen punëtore çdo ditë”-u shpreh Mirjeta Mulla.

Mësohet se gratë punojnë me pagë minimale prej 34.000 lekësh në muaj.  Sipas protestuesve, kompania nuk ka bërë ende kontratë kolektive me punonjësit, ndërkohë që punonjëse të tjera shprehen jashtë kamerave se vazhdimisht i është mbajtur një shumë lekësh pa arsye nga punëdhënësit. Kjo robaqepsi ka mbi 100 punonjës, afro gjysma e tyre morën pjesë në protestën e organizuar ditën e sotme para vendit të tyre të punës. Punonjëset të cilat morën sot pjesë në protestë, vendosën të bojkotojnë punën deri në riktimin e kryetares së sindikatës punë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/01/2023 00:00

    /MARA/,une jam emigrante,por jo ne Evrope dhe na paguajne njelloj si vendasit.Nuk e di nese ju jeni emigrante e rregullt,por vendet e botes perendimore kane rregulla te punes qe shtetet ligjore nuk ua lejojne t'i shkelin qofte edhe kur behet fjale per emigrante.Ngjarja e mesiperme zhvillohet ne Korce dhe pa ditur dhe argumentat e pales tjeter nuk mund te gjykojme,por ajo qe me terhoqi vemendjen eshte fakti i cuditshem i pranuar jashte kamerave nga punonjesit per mbajtje vazhdimisht pa shpjegim,pa dokumentacion te shumave te caktuara nga paga e punonjesve.Nese pronari nuk jep nje shpjegim te bindshem,kjo eshte ceshtje qe duhet hetuar e cuar para gjykates patjeter.

    Përgjigju
  • Kdo: 04/01/2023 12:42

    Mos u dorezoni ne qoft se doni me fitu kunder ketyre maskarejve

    Përgjigju
  • Beni: 04/01/2023 12:30

    Bravo ashtu vazhdoni qe ta dijne te gjithe maskarenjte , punetoret duhet te trajtohen me dinjitet dhe mbase erdhi momenti qe ky popull te kerkoje te drejtat e tij pa u perdorur nga politika

    Përgjigju
    • beni: 04/01/2023 17:18

      o mara ik pastroj b***n italianve lere dhenien e mendve

    • Mara emigrante ne Itali: 04/01/2023 14:13

      O komentues ,ne baze te komenteve kuptohet qe jeni pa shkolle ,mos haroni jemi ne kapitalizem dhe pronari ka kontrate me punonjeset ,ne qofte se ka shkelur kontraten atehere i kerkohet llogari jo sa here ti ngrihet sindikates por kjo tregon nivelin e ulet te arsimimit. donit si europa ? Kjo eshte europa se edhe ne europe emigrantet paguhen me pak se nje europian ,mblidhni mend e kokes ,kush eshte ajo qe do ti kerkoje llogari pronarit o analfabete .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar