Himarë- Konflikti mes dy dy punonjësve në një lokal në bregdetin e Himarës, ka përfunduar në përleshje me thikë dhe me pasojë plagosjen e njërit prej tyre.
Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambientet e një fast-food-i ku dy të rinjtë po punonin. Motivet e përplasjes cilësohen si të dobëta, por hetimet janë ende në vijim për të zbardhur shkakun e vërtetë.
Policia sqaron se E.Sh., 27 vjeç, ka goditur dhe plagosur me thikë kolegun e tij të punës, A.M., 29 vjeç. Pas krimit i dyshuari është arratisur nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim.
Pasi njofton se ka referuar materialet në Prokurori, policia vë në dukje se:
“Po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”.
Grupi hetimor po mbledh provat e bazuara mbi dyshimet e arsyeshme dhe po merr në pyetje të dëmtuarin që po trajtohet në spital dhe stafin e subjektit tregtar ku ndodhi krimi.
Jemi vertet njerez te keq per nje fjal goje plas koburja o thika.
Përgjigju