Punonjësit e KQZ-së, trajnim
online për zgjedhjet vendore të 2015

Punonjësit e KQZ-së, trajnim<br />online për zgjedhjet vendore të 2015
TIRANE- Punonjësit e KQZ-së do t’i nënshtrohen një trajnimi online në zgjedhjet e ardhshme vendore të 2015. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prezantoi sot programin më të ri kompjuterik për sistemin e menaxhimit të të mësuarit i përgatitur nga USAID.
 
E-learning “kështu quhet programi më i ri kompjuterik që do të trajnojë punonjësit e KQZ-së, në mënyrë që të jenë më profesionist në zgjedhjet e ardhshme vendore të 2015. Kjo është një mënyrë online trajnimi i cili sipas kryetares së KQZ –së Lefteri Lleshi, do t’i mësojë në distancë anëtarët e komisioneve të ZAZ-ve, QV-ve dhe grupet e numërimit, si të manovrojnë punën e tyre gjatë procesit zgjedhor.
 
Drejtori i IT-së Petrit Gjokutaj shpjegon se nëpërmjet këtij programi kompjuterik, punonjësit e KQZ-së, do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me të rejat e KQZ-së.
 
Sipas tij, punonjësit do kenë mundësi të komunikojnë online me njëri-tjetrin, të informohen rreth punës së tyre, të bëjnë vetëvlerësim, si dhe të nxjerrë konkluzione për mbarëvajtjen e punës. Trajnimi i punonjësve të KQZ-së është financuar nga USAID dhe do të drejtohet nga një grup pune i ngritur enkas.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS