TIRANË – Sot, për të tretin vit radhazi, punonjësit e “PLUS Communication” janë solidarizuar në mbështetje të fëmijëve talasemikë përmes fushatave të dhurimit vullnetar të gjakut në zyrat e kompanisë në Tiranë.
Dhjetëra punonjës të “PLUS” i janë përgjigjur thirrjes së “Kryqit të Kuq Shqiptar” për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, në seancat e organizuara gjatë dy ditëve, simbolikisht, gjatë muajit maj, të konsideruar si “Muaji i Talasemisë”.
“Ne, punonjësit e “PLUS”, jemi krenarë që për të tretin vit rradhazi, akoma më të shumtë në numër, po japim kontributin tonë konkret për përmbushjen e nevojave jetike të fëmijëve talasemikë në Shqipëri.”– tha Keti Luarasi, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore të “PLUS Communication”.
Talasemia ka prekur 600 fëmijë në vendin tonë, një shifër kjo në rritje nga viti në vit, ndërsa raportohet një numër akoma edhe më i madh të rriturish të prekur.
Transfuzioni periodik dhe i vazhdueshëm i gjakut është thelbësor për mbijetesën e këtyre fëmijëve.
Sasitë e gjakut të përdorshëm mund të gjenden vetëm përmes dhurimit vullnetar, që cilësohet edhe si edhe më i sigurti.

(Në foto: Punonjësit e "Plus Communication" sot, duke dhuruar gjak për fëmijët talasemikë)
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com