Punonjësit me paga të ulëta në administratë do të marrin bonus 15 mijë lekë

Punonjësit me paga të ulëta në administratë do të marrin bonus 15 mijë lekë

1640782226_qeveriashqiptare696x393.jpg

Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit, do të miratohet edhe vendimi për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës. 

Kjo kategori që ka pagat më të ulëta ku përfshihen, shoferë, sanitare, protokolli apo arkivi do të marrin shpërblim për fundvit 15 mijë lekë. Burime nga Ministria e Financave thonë se janë rreth 7.700 punonjës mbështetës që do të marrin bonus në fundvit.

Në aktin normativ të fundit për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë tashmë në fuqi janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike.


Lajmi kryesor:

Festat e fundvitit, shpërblim për 8 mijë policë! Vendimi brenda javës! Bonus dhe për administratën


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen