Punonjësit shqiptarë nuk janë më të preferuarit e Gjermanisë, përgjysmohen leje e qëndrimit në vitin 2021

Punonjësit shqiptarë nuk janë më të preferuarit e Gjermanisë, përgjysmohen leje e qëndrimit në vitin 2021

Gjermania u kthye në “parajsën” e re të shqiptarëve vitet e fundit.

Mundësitë për punësim, sidomos për disa kategori si mjekë, infermierë e teknologji informacioni, nxitën shumë shtetas që të emigronin drejt ekonomisë më të madhe të Europës me dokumente të rregullta punësimi.

Të dhënat e Eurostat treguan se pas vitit 2016 u shënua një rritje e shpejtë e lejeve të qëndrimit të dhëna nga Gjermania për shtetasit shqiptarë. Rekordi u arrit në vitin 2019, me 12 mijë lekë, duke u renditur të tretët pas Italisë së Greqisë.

Por, pas vitit 2019, ritmi i dhënies së lejeve të qëndrimit ka rënë dukshëm. Në 2020-n, ato ranë në 8,300. Ndërsa tkurrja në atë vit reflekton pasojat e mbylljes si rrjedhojë e pandemisë, tendenca ka rezultuar më e fortë edhe në 2021-n. Sipas Eurostat, në vitin 2021, Gjermania dha rreth 4500 leje për shtetasit shqiptare, pothuajse përgjysmim në raport me vitin e mëparshëm dhe niveli më i ulët që nga viti 2016.

Në total, që nga viti 2008 deri në 2021-n, Gjermania ka dhënë rreth 53 mijë leje qëndrimi për shtatsit shqiptarë, ose 7% të totalit nga shtetet e BE-së, duke u renditur e treta. Në vend të parë renditet Italia, që ka dhënë 372 mijë lejë qëndrimi gjithsej, ose rreth 48% të totalit. Greqia vijon më pas me 258 mijë leje, ose 33% të totalit.

Mbretëria e Bashkuar është e katërta, me rreth 20 mijë, por të dhënat e këtij shteti nuk raportohen që nga viti 2019, si rrjedhojë e daljes së vendit nga Bashkimi Europian.

Në total, që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarëë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion. Kjo shifër është gat isa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se vetëm në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së./Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/09/2022 03:00

    Tej-ngopje e tregut te punes.

    Përgjigju
  • Anonim: 06/09/2022 10:42

    Gjermania nuk eshte per njersit qe rrine gjithe diten ne kafe por per ata njeres puntore dhe te ndershem qe duan te arrin dicke ne jete si vete gjermant

    Përgjigju
  • Leo: 06/09/2022 09:34

    Jo se nuk janë Shqiptarët të preferuarit e Gjermanisë por mbas vitit 2019 Ambasada gjermane në Tiranë nuk dha shumë viza. Në 2020 u mbyll total. Në 2021 dha përsëri shumë pak viza rreth 200 në muaj duke vazhduar akoma edhe sot! Të hapet Ambasada me takime për viza edhe do shikojmë se sa leje qëndrimi do lëshoj Gjermania!

    Përgjigju
    • Une: 06/09/2022 09:55

      Ambasada nuk mund te jape viza me shume se kerkesat per viza.. ka aplikime te ulta sepse trushplaret e pane cfare ishte Gjermania e vertet. Aty te mbysin ne pune e ne taksa dhe ben jet te merzitshme. Shume nuk e preferojne me. Se shpejti do ti dale boja dhe shpive te barit ne Angli.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati