Majlinda Nuho është vajza e parë e gjashtë fëmijëve të ciftit Veiz dhe Fotini me origjinë nga Tepelena. Ishte 22 vjece kur e rrëmbye në sy të vëllait të vogël në vitin 2001. Si vajza më e madhe e familjes ajo nuk mundi dot të mbaronte shkollën, por kujdesej për motrat dhe vëllezërit më të vegjël, ndërsa kur vetë u martua me Delo Bitaj nga Vlora më 1989 nëna e saj ishte shtatzënë me djalin e fundit të familjes Emiljanon, ai i cili më vonë do të bëhej edhe dëshmitari i rrëmbimit të së motrës kur ishte afro 10 vjec dhe Majlinda një 22 vjecare, nënë e një djali.
Klodjani u lind në vitin 1993. Majlinda jetonte me të shoqin në Vlorë deri në momentin që u nda me bashkëshortin, ajo vendosi të zhvendoset bashkë me Klodjanin e vogël në familjen e saj në Shën Vasil të Sarandës. Majlinda arrin të zë punë në Sarandë, ndërsa rriste edhe djalin e vetëm. Kishte afro 6-7 muaj që punonte si kamariere në lokalin që sot quhet’’Krahu i shqiponjës’’, (Ekziston ende dhe pronari ka vdekur). Ishte fillim gushti atë ditë kur vëllai i saj Emiljano kishte shkuar të merrte të motrën në punë. Në momentin që dolën nga lokali 3 persona me kapele të moshës 27-28 vjec u dalin përpara, ndërsa në pak minuta ndodh edhe rrëmbimi i 22-vjecares Majlinda Nuho të cilën e hipin në një makinë të zezë. Kaq mban mend vëllai Emiljano, i cili sot është 27 vjec dhe ka vendosur të rrëfejë këtë histori në kërkim të gjurmëve të Majlindës, e cila la edhe djalin e vetëm 7 vjecar në atë kohë.
Familjarët denoncuan në polici, asgjë nuk u mësua më pas për fatin e saj. Ishte 22 vjece kurt u rrëmbye sot Majlinda është një 40-vjecare. Sot djali i saj Klodjani jeton në Francë. Ai është 23 vjec dhe ishte një i mitur kur nëna iu rrëmbye. Ndërsa u rrit nga njerka pasi babai u rimartua pas ndarjes me Majlindën. Në vitin 1995 u larguan familjarisht në Greqi. Klodjani është martuar me një shtetase franceze në vitin 2013, ndërsa mori me vete në Francë edhe babain bashkë me njerkën, por këta të fundit u kthyen pasi nuk e kanë fituar azilin…Familja e Majlindës ka dyshimet e saj. Dyshojnë se bashkëshorti mund të ketë dijeni lidhur me rrëmbimin e Majlindës.
Komento