Një 59-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Lezhë, pasi ka rënë nga pema. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 59-vjeçari me inicialet I.T., punonte në një serë pemësh dekorative, ndërsa është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës pa shenja jete.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Komento