Pure me patate e vezë
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 100 gr gjalpë
- 1/2 gotë ajkë të thartë
- 4 të verdha vezësh
- 100 gr kaçkavall
- Kripë
Përgatitja:
Patatet e qëruara i ziejmë me pak kripë, i kullojmë mirë dhe më pas i shtypim duke shtuar gjalpin, vezët e rrahura, 3/4 e djathit kaçkavall, ajkën dhe kripën. E përziejmë mirë dhe e vendosim në enë të lyer me yndyrë ku do t'a shërbejmë. Hedhim sipër pjesën e mbetur të djathit, disa copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë të nxehtë për t'u pjekur 15 minuta, derisa të shkrihet djathi. E shërbejmë të nxehtë si garniturë me mish sipas dëshirës.
Komento