Pure patatesh me vezë, pana dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 100 ml pana
  • 100 gr gjalpë
  • 4 të verdha vezësh
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe i ziejmë me pak kripë. Më pas i shtypim mirë dhe shtojmë gjalpin, të verdhat e vezëve, panën, një pjesë të djathit kaçkavall dhe kripën. E përziejmë mirë dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë. Hedhim sipër pjesën e mbetur të djathit, disa copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë të nxehtë për t'u pjekur për pak minuta, derisa djathi të shkrijë.