Pushimet e festave të nëntorit shfrytëzohen për udhëtime! Operatori turistik: Mbi 15 mijë shqiptarë ushëtuan jashtë, Azia e Lindja e Mesme më të preferuara

Teksa në Tiranë me mijëra shqiptarë të diasporës dhe Arbëreshë të Italisë vijnë në tokën mëmë për 111 vjetorin e pavarësisë, të tjerë bashkëkombas që jetonë në Shqipëri kanë zgjedhur që ditët e pushimit për festat kombëtare ti kalojnë jashtë vendit.

Operatori turistik, Besnik Vathi numëron mbi 15 mijë shqiptarë që kanë kanë zgjedhur të shohin jo vetëm Europën, por edhe vende mjaft të largëta.

“Besoj ka lëvizje rreth 15 mijë qytetarë. Jo të festojnë, por të pushojnë. Gjatë gjithë këtij viti ka pasur një rritje 20-25% më shumë lëvizje të shqiptarëve jashtë vendit. I njëjti shkak që ka bërë që Shqipëria të lëvizë më shumë jashtë vendit. Qytetarët shqiptarë kanë shkuar për pushime, jo për të festuar. Festimet janë më shumë zyrtare”- u shpreh operatori turistik Besnik Vathi.

 Destinacionet e shqitparëve janë të ndryshme.

“Për pushime në Europë, por edhe më larg. Drejt Azisë apo lindjes së Mesme. Ka grupe që kanë shkuar në Pekin, Shangai, Tokio, Saga, Dubai. Ka lëvizje në Paris, Berlin, Pragë, Amsterdam, Budapest, Barcelonë, Lisbonë, Italisë. Ka lëvizje të mëdha me avion, por edhe me autobuza. Në Sofje, Bukuresht, Korfuz, apo Stamboll. Ka dhe lëvizje masive individuale”- shtoi ai.

Për festat e 28 dhe 29, të shumta janë ato njësi hoteliere që janë ezauruar. Kjo sjell rritje të ekonomisë edhe për baret, restorantet dhe jo vetëm.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?