Pushimet e fundvitit, ministrja e Arsimit mesazh nxënësve: Mos harroni të lexoni, zakoni më i vlefshëm për çdo njeri (VIDEO)

Pushimet e fundvitit, ministrja e Arsimit mesazh nxënësve: Mos harroni të lexoni, zakoni më i vlefshëm për çdo njeri (VIDEO)

Nxënësja duke zbukuruar pemën

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi me fillimin e pushimeve për festat ka preferuar të urojë nxënësit me anë të një video-mesazhi, ku shfaqet së bashku me një grup nxënësish duke zbukuruar për festa një ambient shkolle. Kushi në mesazhin e saj shprehet e kënaqur për mbylljen e suksesshme të tremujorit të parë të këtij viti shkollor, pavarësisht sfidave dhe vështirësive që ka patur. Krahas urimit për festat ministrja u ka përcjell një këshillë nxënësve në lidhje me leximin.

“Krahas argëtimit, mos harroni të lexoni edhe librat që ju kanë sugjeruar mësuesit apo edhe prindërit tuaj. Më besoni, kur jashtë bën ftohtë, bie shi apo dëborë, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shfletosh një libër të bukur. Kthejeni leximin e librit në një zakon argëtues! Sepse leximi është zakoni më i mirë dhe më i vlefshëm për çdo njeri!” - shprehet Kushi.

Mesazhi i plotë i Ministres Kushi:
Të dashur nxënës! Sot mbyllim tremujorin e parë të këtij viti shkollor dhe jam e kënaqur që deri tani, pavarësisht sfidave dhe vështirësive, procesi mësimor po zhvillohet me sukses, e fatmirësisht me prezencë fizike në shkolle për të gjithë.

Ndihem vërtetë krenare që këtë vit mijëra nxënës po mësojnë në shkolla të reja, më të mëdha më të forta e më të bukura. Do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe të tjera, kudo në Shqipëri, gjithçka për ju dhe brezat që do të vijnë, ...që Shqipëria nesër të zgjohet edhe më e bukur ... e që ju të jeni çdo ditë më të buzëqeshur.

Të dashur nxënës! Me afrimin e festave të fund vitit, dua t'ju uroj të gjithëve pushime të mbara! Shijojini pushimet, gëzoni, festoni, luani, shëtisni, me familjet, me shokët, edhe me gjyshërit mos harroni. Por, dua t'ju përcjell edhe një këshillë.

Krahas argëtimit, mos harroni të lexoni edhe librat që ju kanë sugjeruar mësuesit apo edhe prindërit tuaj. Me besoni, kur jashtë bën ftohtë, bie shi apo dëborë, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shfletosh një libër te bukur.

Kthejeni leximin e librit në një zakon argëtues! Sepse leximi është zakoni më i mire dhe më i vlefshëm për çdo njeri! Kalofshi pushime të bukura dhe GËZUAR FESTAT!

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja