VLORË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe ai shqiptar Edi Rama u shfaqen pasditen e kësaj të enjteje duke pirë një kafe së bashku në një lokalet e zonës historike në Vlorë. Homologia italiane ndodhet në ditën e 4 të qëndrimit në qytetin bregdetar të Shqipërisë së bashku me familjen duke shijuar disa ditë pushime.

Në këtë kafene ku dy liderët kanë zgjedhur të jenë mes hapësirave publike por me forca të shumta sigurie dhe jo në ambiente private, Meloni dhe Rama shfaqen në biseda miqësore, mes përqafimeve të rrethuar edhe nga të tjerë zyrtarë italianë dhe shqiptarë. Në bisedë ndodhet edhe ambasadori Italian Fabricio Bucci.

Meloni ka pranuar edhe të bëjë disa foto me qytetarët që u ndodhën pranë lokalit ku dy liderët konsumuan kafenë mes tyre shumë Italianë. Vetë kryeministri Edi Rama postoi foto të këtij takimi pasditeje me homologen italiane e cila sikurse duket në foto përshëndet me dorë në Vlorë. Në këtë postim Rama e konsideron Melonin si motrën e vogël të Shqipërisë dhe e falënderon për vizitën në Shqipëri. Meloni u largua nga Shqipëia në orët e vona të mbrëmjes së 17 gushtit. 

"Motra e Shqipërisë dhe vëllai i Italisë. Faleminderit Giorgia, ishte një nder", shkruan Rama.

Mësohet e kryeministrja Italiane ka bërë një vizitë edhe në konsullatën italiane në Vlorë. Meloni mbërriti në Vlorë në 14 gusht ku pas një ftesë të kryeminsitrit Rama ajo ndërpreu pushimet e saj në një fermë në Puglia dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës.Familja kryeministrore, Meloni me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida kaluar 4 ditë pushime në Shqipëri në këtë sezon kur vendi ynë ka njohur një bum turistësh italianë.

Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri. Ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës. Më herët mediat italiane zbardhën disa prej diskutimeve mes Ramës dhe Melonit, kryesisht për çështjet e energjisë dhe projekteve të investimeve mes dy vendeve, ku sipas mediave italiane u artikulua edhe një bisede për ndërtimin e një termocentrali bërthamor në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:09
VIDEO/ Meloni shijon qëndrimin në Vlorë, filmohet krah Ramës

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka shijuar disa ditë pushimesh në qytetin bregdetar të Vlorës. Në këtë video që Report Tv sjell, Meloni është filmuar krah Ramës, ku duket se ata dalin nga kafeja ku ishin ulur këtë pasdite me miqtë dhe familjarët e Melonit.

Ora 19:27
Rama ndan foto me Melonin: Me motrën nga Shqipëria, vizita ishte një nder

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto me Giorgia Melonin, e cila pushoi për katër ditë në Vlorë. Krahas fotos, Rama e cilëson Melonin si motrën nga Shqipëria dhe thotë se vizita e saj në vendin tonë ishte një nder.

Meloni u filmua pasditen e sotme duke pirë kafe me Ramën në Lungo Mare, ndërsa në mbrëmje pritet të niset drejt Italisë.

“Motra nga Shqipëria Vëllai nga Italia

FALEMINDERIT GIORGIA, ISHTE NJË NDER”, shkruan Rama.