Disa përballen me atë menjëherë pasi kthehen nga pushimet, të tjerët preferojnë ta shtyjnë atë.
Përballja me peshoren shpesh është burim i një farë shqetësimi. Ndodh kështu edhe sepse, kur ju ndryshoni zakonet tuaja, siç ndodh zakonisht gjatë pushimeve verore, nuk arrijmë të kuptojmë nëse prapësitë e pashmangshme në tryezë janë me të vërtetë të vogëla, apo e kundërta.
Mënyra më e mirë për të provuar këtë është të ngjitesh mbi peshore. Studimet e ndryshme e sugjerojnë këtë. Më i fundit sapo është botuar në Gazetën “Health Publik” nga shkencëtaret e Universitetit të Birmingham dhe Oksfordit në Britaninë e Madhe.
Në këtë studim janë përfshirë rreth 3800 të rritur mbipeshë apo obezë , të cilët me këshillën e mjekut të familjes kishin ndjekur për tre muaj një program humbje peshe , u ndanë në dy grupe:
I pari duhej të peshohej brenda një frekuence javore duke e mbajtur shënim peshën.
Ndërsa për grupin tjetër nuk ishte e nevojshme ndonjë lloj inventarizimi I peshës.
Pas 12 muajsh, grupi I parë e kishte rifituar peshën më pak se grupi i dyte.
( 1.2 kg kundrejt 1,8 kg).
Hulumtuesit në dy qendrat studimore në Mineapolis (SHBA ), në një rishikim të studimeve të botuar në International Journal of Nutrition ndaj sjelljes dhe aktivitetit fizik , erdhi në përfundim se monitorimi i shpeshtë i peshës mund të përfaqësojë një strategji të dobishme si pjesë e një programi humbje peshe për të parandaluar shtimin e peshës .
" S'ka dyshim se kontrolli i peshës - thotë Maria Grazia Carbonelli , drejtore e njësisë operative të dietologjsë dhe të ushqyerit në Spitalin Rajonal San Camillo Forlanini të Romës - është një stimul pozitiv për humbjen e peshës .
“Bëjeni zakon aktivitetin e rregullt fizik dhe kontrollin e peshës në mënyrë periodike. Ky zakon duhet të bëhet një aleat që stimulon një mënyrë pozitive dhe jo një makth , siç ndodh shpesh , nëse ju nuk arrini rezultatet e dëshiruara.” përfundon Carbonelli.
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com