Edhe pse bashkitë kanë dhënë më shumë leje ndërtimi gjatë vitit 2018, të ardhurat që ato kanë siguruar nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që janë pagesat që bëjnë firmat, kanë pësuar rënie.
Sipas raportit të Financave Vendore, (www.financatvendore.al) publikuar nga Coplan dhe Ministria e Financave rezulton se pas një rritje të theksuar në vitin 2017, të hyrat nga kjo taksë shënuan një nivel prej rreth 3.7 miliardë lekë, me rënie 15.7% në terma vjetorë. Ekspertët e raportit shpjegojnë se ndonëse në nivel disi më të ulët, të ardhurat nga kjo taksë përfaqësojnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për bashkitë në vend.
Në nivel bashkie, rënia e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë u udhëhoq nga Bashkia Tiranë e cila ka mbledhur rreth 674.8 milionë lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Tkurrje e fortë ka edhe në Bashkinë Durrës, ku të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë të jenë ulur ndjeshëm krahasuar me nivelin e shënuar në nëntëmujorin e vitit 2017, përkatësisht nga rreth 314.6 milionë lekë në rreth 176.8 milionë lekë.
Patjeter o vlora qe "jëpin"...japin o vlla
Përgjigju