Pushteti vendor po rikuperon ndjeshëm humbjet që i shkaktoi tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia COVID-19. Të ardhurat që ka mbledhur në 6 mujorin e parë të vitit kanë kapërcyer shifrat e para pandemisë me 3.7 miliardë lekë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave bashkitë kanë arritur të mbledhin në këtë periudhë të parë të vitit 13.9 miliardë lekë, nga 10.2 miliardë lekë që u mblodhën në vitin e kaluar. Ky është realizimi më i lartë i bashkive që prej vitit 2010.
Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë rikthimi i bizneseve në aktivitet thuajse normal, pasi të ardhurat nga taksat lokale ku përfshihen fondet që mblidhen nga veprimtaria e biznesit, e shfrytëzimit të hapësirës publike apo e aktivitetit turistik.
Sipas ministrisë së Financave nga taksat lokale janë mbledhur 10.1 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë të vitit nga 7,6 miliardë lekë në vitin që shkaktoi apo 10 miliardë lekë që ishte vlera në vitin 2019.
Më pas renditën të ardhurat nga taksa e pasurisë me 3.5 miliardë lekë dhe taksa e biznesit të vogël 292 milionë lekë.
Taksa mbi biznesin e vogël ka regjistruar rënie më 39 milionë lekë, për shkak edhe të heqjes së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për bizneset e vogla.
Të ardhurat e pushtetit vendor
Janar-Qershor 2020 10,236 mld lekë
Janar-Qershor 2021 13,966 mld lekë
Diferenca +3,730 mld lekë
Të ardhura nga taksat lokale
Janar-Qershor 2020 7,657 mld lekë
Janar-Qershor 2021 10,108 mld lekë
Diferenca +2,451 mld lekë
Të ardhura nga taksat e biznesit të vogël
Janar-Qershor 2020 331 mln lekë
Janar-Qershor 2021 292 mln lekë
Diferenca -39 mln lekë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, ekspertët: Nuk është si COVID-19, s’ka forcë për një pandemi! Në Hollandë u zbulua në 2001
6 Janar, 12:13
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 13:42
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42