Pushuesit nga Kosova i çahet goma në 'Rrugën e Kombit', polici shqiptar e ndihmon dhe i paguan shpenzimet

Pushuesit nga Kosova i çahet goma në 'Rrugën e Kombit', polici shqiptar e ndihmon dhe i paguan shpenzimet

Një pushues nga Kosova është hasur me një incident teksa ka qenë duke kaluar në 'Rrugën e Kombit' bashkë me familjen. Atij i është çarë goma e makinës dhe ka mbetur në korsinë e emergjencës për orë të tëra. Asnjë nga makinat kalimtare nuk është ndalur për ta ndihmuar. Por për fatin e tij të mirë aty është shfaqur nënkomisari Gjin Bushgjokaj, specialist shërbimi pranë njësisë së sigurisë së autostradës, nga Drejtoria e Policisë Rrugore

Ai i ka ofruar pushuesit ndihmë menjëherë dhe më pas i ka paguar të gjitha shpenzimet e gomisterisë ku ka bërë edhe riparimet.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoi, madje ishin me tabela të Kosovës.

Por ndërkohë një veturë e Policisë shqiptare, ndërsa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë gjendjen ku ishim, erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën te gomisteri më i afërt që ishte aty.

Madje, nënkomisari Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka treguar Arifi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askush gjithkushi: 25/08/2019 16:43

    Ky polici qënka kokrra e budallait, duhet ta gjobiste për mungesë të gomës rezervë apo të mjeteve të duhura për riparimin e gomës. Në vënd t'a falenderojnë policin duhet t'i heqin vërejtje për gomarllëkun që ka bërë

    Përgjigju
    • adem: 25/08/2019 22:33

      po jemi popull pa edukat po ky polic ka ba shum bravo i qoft policit kjo tregon qe ka njerz te mir akoma .sa pi sho do qe shkrujn si ofendim i mungon edukata

  • gezimi: 25/08/2019 00:31

    e ka pas nxjerr diten ky polici me te tjere

    Përgjigju
  • Altin: 24/08/2019 23:02

    Berravo per policin, me aq mundesi sa ka e ndihmoj qytetarin e Kosoves resp.

    Përgjigju
  • Fredi: 24/08/2019 19:08

    Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit