Në një lidhje telefonike për A1 Report kryebashkiaku i parë që u zgjodh në vendoret e së dielës, Edmond Themelko foli për emocionet e para të fitores. Pusteci, i cili deri dje ishte komunë, nga sot me vulosjen e ndarjes së re administrativo territoriale me 61 bashki, është bashkia më e vogël e minoritetit maqedonas në vendin tonë.
8 kutitë e kësaj bashkie u numëruan pa u shoqëruar me incidente ku Themelko doli fitues me mbi 80 % të votave, një diferencë e thellë nga kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet Miallaq Apostollovski.
“Tani sa mbaroi numërimi për bashkinë e Pustecit kemi marrë një fitore të thellë. Bashkë po i ndajmë emocionet e kësaj fitoreje. Unë kam qenë kryetar i komunës së Pustecit, tashmë kryetari i bashkisë.
Ne menduam që do të ketë më shumë hapësira për ta zhvilluar jo vetëm ekonomikisht bashkinë e Pustecit po edhe për të ruajtur kulturat e minoritetit maqedonas në Pustec edhe më gjerë”.
Themelko është njëherësh kryetar i Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian.

Redaksia Online
/Shqiptarja.com