Avokatja Vjollca Pustina, mbrojtësja e pedofilit Ardian Prenjasi rrëfen në studion e “Urbanika”-s se dëshmia e tij për të ka qënë tronditëse.
“E kam përjetuar shumë rëndë dëshminë e tij, sepse para se të jem avokate, unë jam një nënë. Një histori e tillë është tronditëse, u ndjeva keq. Mendoj që prindi është edukatori kryesor për fëmijet, prindërit duhet të jenë me të kujdesshëm me fëmijët e tyre e të mos i lenë ata jashtë kontrollit. Jam vetë prind dhe mendoj se baza e edukimit të një fëmije është familja. Familja e shëndoshë çon drejt një shoqërie të shëndoshë”, ka pohuar avokatja Pustina.
Avokatja Pustina mbështet fort faktin se shoqëria nuk mund të ndikojë më shumë se familja në formimin e fëmijës. “Prindi duhet t’i argumentojë fëmijës ëe tij, proceset e jetës në të cilat do të kalojë. Argumentat e familjes, të prindit, janë më të forta tek fëmijët sesa ato të shoqërisë”.
Avokatja tregon në “Urbanika” se Ardian Prenjasi ka qenë bashkëpunues me organet e drejtësisë dhe ka treguar me detaje çdo gjë. Ndërsa për rastet e tjera për të cilat ai akuzohet në media, por edhe nga prindër të fëmijëve të tjerë të humbur, avokatja shprehet: “Çdo njeri ka të drejtë të kërkojë fëmijën që i ka humbur apo të hedhë akuza mbi Ardian Prrenjasin, por këto ngjarje duhen provuar me fakte, ndryshe askush nuk mund të gjykojë mbi këtë person. Sekretet e tij do të merren vesh vetëm nëse ai do të tregojë, nuk mund ta detyrojmë që të flasë. Deri tani, për të tjera raste, ai nuk akuzohet”.
Nga media u zbulua se Ardian Prenjasi ka qënë i dënuar në 1994-ën me një vendim gjykate të rrethit të Librazhdit dhe për këtë fakt av.Pustina shprehet se kur Prenjasi u pyet nga organi i akuzës, e mohoi të ketë qënë i dënuar më parë dhe zbulimi i këtij dokumenti tregoi se ka gënjyer për këtë fakt. “Ai vetë është pyetur dhe ka thënë se nuk qënë i dënuar. Deri tani nuk kemi dëshmi apo vendime gjykate që të provojë të kundërtën dhe ne nuk mund të besojme ato që fliten ne media”, thote av. Pustina.
Gjatë marrjes së dëshmisë së Ardian Prenjasit, av.Pustina thotë se ajo asnjëherë nuk ka qënë vetëm përballë tij; gjithnjë ka qënë e shoqëruar dhe gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se ka bashkejetuar edhe me një ruse në Greqi dhe sesi ai ka shkuar tek ky deviacion ngelet vetëm në zemrën e tij nëse do të vijë koha që të tregojë me vullnet të lirë. “Prentendon se ka nisur këtë devijim seksual kur ka qënë në Greqi, ku ka pasur marrëdhënie edhe me seksin e kundërt”. Avokatja shprehet se Ardian Prenjasi nuk është marrë në pyetje në prani të një psikologu.
Deri tani avokatja thotë se Ardian Prenjasi nuk e ka shpjeguar dhe nuk ka treguar asgjë për këtë dëshirë seksuale të tij, me të miturit. Avokatja mbrojtëse e Ardian Prenjasit shprehet se ajo e beson rrëfimin e tij për dy të miturit. Sipas saj, rasti i Julianit është i vetmi për të, sepse qëllimi i tij nuk ishte ta vrasë, por situata e ka çuar që ai ta mbyste. Nuk kam dashur ta mbys, tha ai, në dëshminë e tij, por kur po bërtiste desha që t’i ul zërin. Dëshmia për Julian Çelën, jam e sigurtë, që është e vërtetë. Ai ka treguar gjithnjë të njëjtin vend ku ka hedhur trupin. Vendi që ka treguar është shumë i saktë. Ai ka dëshmuar se nuk e ka njohur me parë Julianin dhe ishte rastësia që e ka zënë në rrugë me të. E ktheu në rrugë, se nuk kishte lekë për cigare, e ka futur brenda në shtëpi, djali nuk ka pranuar t’i nënshtrohet dhe ndodhi ajo që ai sot dëshmon” ka thënë Vjollca Pustina.
“Avokatura është puna ime, ashtu sikurse edhe situata e Nazime Vishës,”- një tjetër çeshtje që znj. Pustina ka në shqyrtim. “Mua më pëlqen puna që bëj” ka thënë avokatja.
Sipas saj, Ardian Prenjasi është në të gjitha kushtet e dënimit si me akuzat e pedofilisë ashtu edhe vrasjen e Julian Çelës. “Ardian Prenjasi momentalisht ndodhet në ambientet e burgut. Ai është duke u hetuar. Deri tani ai përballet me akuzën e marrëdhenieve seksuale me të mitur dhe kodi penal e parashikon 7-15 vjet me burgim, por kjo nuk është fikse. Masa e dënimit vlerësohet edhe nga rrethanat tunduese, shkalla e fajit etj. Do ta mbroj duke pranuar fajin. Do të kërkoj gjykim të shkurtuar. Mendoj se ai është penduar, duhet të ketë një presion psikologjik të fortë në këto momente. Nëse gjendet trupi, ai do te akuzohet; ai i ka shtuar vetes këtë fakt kaq të rëndë që e ka mbajtur gjatë në vetvete dhe kur u pyet ai e pranoi që në momentin e parë. Trupi i Julian Çelës do të gjendet, sepse ai ka treguar të vërtetën. Në sallën e gjyqit ai i pranoi të gjitha,”- mësohet nga avokatja mbrojtëse e Prenjasit në emisionin “Urbanika”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com