Puthi në buzë futbollisten, FIFA pezullon 9 muaj Rubiales! Çështja ndaj kreut të federatës spanjolle vijon

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është pezulluar nga FIFA për një periudhë fillestare prej 90 ditësh. Kjo për shkak të puthjes në buzë të futbollisten Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së medaljeve pas finales së Kupës së Botës për femra.

“Kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht z. Luis Rubiales nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky pezullim, i cili do të hyjë në fuqi nga sot, është për një periudhë fillestare prej 90 ditësh, në pritje të procedimit disiplinor të hapur ndaj zotit Luis Rubiales të enjten, më 24 gusht”- thuhet në vendimin e FIFA-s.

FIFA thotë se ia ka komunikuar vendimin e saj Luis Rubiales, federatës spanjolle të futbollit dhe shoqatës evropiane të futbollit (UEFA). Konfederata Botërore e Futbollit shton se nuk do të komentojë asnjë masë disiplinore derisa të përfundojë procedura kundër Rubiales.

81 futbolliste spanjolle kanë nënshkruar një letër kolektive duke refuzuar të luajnë për Spanjën derisa Rubiales të largohet. Natyrisht, Jenni Hermoso është emri i parë në listën e nënshkrimeve.

Edhe pse Rubiales pretendon se puthja që i dha asaj gjatë festimeve të Kupës së Botës ishte ‘konsensuale’, Hermoso tani e ka hedhur poshtë pretendimin.

“Dua të sqaroj se, siç shihet në pamjet, në asnjë moment nuk kam dhënë a pëlqimin për puthjen që ai më dha dhe, natyrisht, në asnjë rast nuk e afrova presidentin”.- tha Jenni Hermoso, futbolliste spanjolle.

Rubiales kishte refuzuar të jepte dorëheqjen, duke thënë se "po ndodh një vrasje sociale" dhe se ai "do të luftojë deri në fund".

M.T/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • te vertet e Jenni Hermosos: 27/08/2023 00:04

    paska thene, ne asnje cast nuk e afrova presidentin! ....genjeshter. ....ne web po qarkullon nje foto e vendos ne faqe e federates spanjolle qe ajo, futbollistja e e ngre ne krah! nje tjeter viktime e histerise kolektive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj