Puthja 'miliona dollarëshe' mes 
Tyga dhe Jenner në klipin e rreperit

Puthja 'miliona dollarëshe' mes <br />Tyga dhe Jenner në klipin e rreperit
18-vjeçarja Kylie Jenner dhe i dashuri i saj rreperi Tyga, pavarësisht se nuk janë përpjekur ta fshehin marrëdhënien e tyre, menjëherë pasi Jenner mbushi 18 vjeç kanë nxituar të shfaqin afeksion dhe intimitet në ambiente publike.

Sidoqoftë ajo që nuk kanë mundur të fotografojnë paparacët, është një puthje mes dy të rinjve, gjë që siç duket është ruajtur si ekskluzivitet për videoklipin e këngës më të fundit të rreperit "Stimulate".

25-vjeçari shfaqet në klip duke reflektuar rreth tekstit të këngës, ndërsa menjëherë më pas shfaqet Kylie. Dyshja simpatike kalon momente të këndshme, qeshin dhe puthen ndërsa shijojnë peisazhin që i ofron veranda e vilës në plazh.

Përpara publikimi të klipit nisi të perflitet në media se Jenner nën menaxhimin e nënës së saj, ka kërkuar një shumë të madhe parash për të bërë puthjen e parë në publik me të dashurin e saj.

Nuk dihet nëse oferta vazhdon të jetë e vlefshme apo shuma e madhe e parave do të sigurohet tani falë klikimeve të këngës në YouTube. 
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës