/ATSH-DPA/ - Presidenti rus, Vladimir Putin dënoi sot grupin terrorist të Shtetit Islamik (ISIS), në ceremoninë e hapjes së xhamisë më të madhe në Moskë, që do të strehojë 10 000 besimtarë.
"Po shohim se ç'po ndodh në Lindjen e Mesme, ku terroristët e të ashtuquajturit, Shteti Islamik po rrezikojnë besimin e madh fetar, Islamin", u shpreh Putin nëpërmjet një deklarate në Xhaminë e Moskës, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.
"Ata po vrasin njerëz, përfshirë këtu klerikë dhe po shkatërrojnë në mënyrë barbare monumente të kulturave botërore. Kjo ideologji është ndërtuar mbi gënjeshtra dhe devijim të Islamit", shtoi Putin.
Rusia është konfliktuar me rebelët islamikë në zonat e Kaukazit, Ceceni, Dagestan dhe Ingusheti për dekada me radhë.
Qeveria ka vlerësuar se rreth 2 000 rusë u janë bashkuar radhëve të ISIS-it, që ka shtrirë territorin e tij në Siri dhe Irak në vitet e fundit.
Rusia ka furnizuar me ndihma ushtarake qeverinë siriane për të luftuar organizatën terroriste, por kjo mbështetje ka ngritur shqetësime në Perëndim.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS njoftoi se ndërtimi i xhamisë, që kushtoi 170 milionë dollarë, u financua nga donatorë privatë.
Ceremonia e hapjes bëhet një ditë përpara festës së Kurban Bajramit.
Liderët botërorë morën pjesë në këtë ceremony, përfshirë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin pakistanez, Mamnoon Hussain.
/Shqiptarja.com