Putin diskuton marrëveshjen për një pakt paqeje me homologun ukrainas

Putin diskuton marrëveshjen për një pakt paqeje me homologun ukrainas

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Petro Poroshenko

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Petro Poroshenko diskutuan mbi zbatimin e një marrëveshjeje për paqe të vitit 2015, e cila ka dështuar t’i japë fund dhunës në Ukrainën Lindore. Lajmi u njoftua nga mediat ruse.

"Putin shprehu shqetësimin rreth tensioneve në rritje në Donbas dhe rritjen e numrit të viktimave civile, si pasojë e sulmeve të rritura të ushtrisë ukrainase në rajon", thuhej në një njoftim të Kremlinit.

Në shkurt të vitit 2015, në Minsk, u arrit një marrëveshje për armëpushim, por dhuna vazhdon e pandërprerë në rajon, ku luftëtarët e të dyja palëve e shkelin armëpushimin pothuajse çdo ditë.

Të dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike të enjten, biseda e tyre e dytë në dy javët e fundit, njoftoi agjensia ruse e lajmeve Interfax. Sipas saj presidenti Porshenko e telefonoi Putin më 9 qershor, për të diskutuar lidhur me çështje humanitare, përfshirë dhe mundësitë e shkëmbimit të të burgosurve.

Biseda e tyre më e fundit telefonike vjen një ditë pasi Këshilli i Evropës kërkoi që Rusia të lironte regjisorin ukrainas Oleg Sentsov, i cili prej më shumë se një muaj po zhvillon një grevë urie ndërsa po kryen një dënim me 20-vjet burg në rajonin siberian.

Oleg Sentsov, një kundërshtar i zëshëm i aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014, e nisi grevën e urisë për të ushtruar presion ndaj autoriteteve ruse për të liruar të gjithë të burgosurit politikë ukrainas. Zoti Sentsov u dënua në vitin 2015 për komplot me qëllim kryerjen e akteve terroriste, një akuzë që ai pretendon se ishte e motivuar politikisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi