Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë disa ditë më parë ku ka fajësuar Evropën për krizën aktuale të rritjes së çmimit të gazit. Pasi Rusia u akuzua si ‘manipuluese’ nga Evropa për ndalimin e furnizimit të gazit si formë presioni ndaj perëndimit, Putin i është përgjigjur duke i lënë barrën e përgjegjësisë perëndimit.
"Ata kanë bërë gabime," tha Putin në një takim televiziv me zyrtarët rusë të energjisë.
Ai shtoi se një ndër faktorët që ndikoi në rritjen e çmimeve ishte ndërprerja e "kontratave afatgjata" në favor të tregut vendor.
"Doli dhe sot kjo është absolutisht e qartë, se kjo politikë është e gabuar," tha Putin.
Megjithatë kritikët nuk janë kursyer të dalin në konkluzionet se e gjithë kjo ëhstë taktikë e politikës ruse për të përshpejtuar nisjen e Nord Stream 2, projekti që synon marrëdhënie Rusi me Gjermani me tubacionin ‘urë lidhës’ të gazit.
Këto pretendime janë kundërshtuar nga, zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov i cili në një deklaratë për mediat ka siguruar akuzuesit se Rusia nuk ka rol në tregun evropian të gazit.
"Para së gjithash, ne nuk mendojmë, ne këmbëngulim që Rusia nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë rol në atë që po ndodh në tregun evropian të gazit," u tha Peskov gazetarëve.
"Rusia ka përmbushur, po përmbush dhe do të vazhdojë të përmbushë me përgjegjësi të gjitha detyrimet e saj sipas kontratave ekzistuese," tha Peskov.
Gjigandi energjetik rus Gazprom njoftoi muajin e kaluar se tubacioni prej 10 miliardë eurosh (12 miliardë dollarë) ishte përfunduar dhe Kremlini ka thënë se nisja e tij do të ndihmojë në luftimin e krizës energjetike në Evropë.
Kundeshtimi i BE nuk ka ardhur vetëm nga Presidenti rus, një tjetër deklaratë kundër BE-së ka ardhur nga ish- Kancelarja Angela Merkel në Samitin e BE në Ballkanin perëndimor, ku e 'justifikoi' Putin përpara kritikëve evropianë duke i hequr përgjegjësitë e gazit. Kritikat për Rusinë nga BE Merkel i i cilësoi si të nxituara. A ndikoi tubacioni urë lidhës i Rusisë dhe Gjermanisë në qëndrimin e Merkel? Kjo do të shihet në zhvillimet e arenës ndërkombëtare.
Projekti Nord Stream 2:
Projekti Nord Stream 2 është krijuar për të transportuar gazin rus direkt në Gjermani, duke anashkaluar rrugët tokësore përmes Ukrainës dhe duke privuar Kievin nga 2 miliardë dollarë në vit në tarifat e transitit.
Kur të funksionojë plotësisht, tubacioni ka kapacitet për të transportuar 55 miliardë metra kub gaz në tregjet evropiane çdo vit, ose të mjaftueshme për të furnizuar 26 milionë familje.