Putin kërcënon shqiptarët: Kush
sulmon serbët, punë me Rusinë

Putin kërcënon shqiptarët: Kush<br />sulmon serbët, punë me Rusinë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se po nxit një tjetër konflikt, këtë herë në Ballkan.
 
Pas tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës për trenin ilegal që ishte dhuratë e Moskës, ka reaguar Krimelini.
 
Presidenti Putin sipas Pravda-s i ka dërguar një mesazh të fortë mbështetje qeverisë serbe përmes Ministrit të Jashtëm, Sergei Levrov.
 
Ai që planifikon të sulmojë Serbinë dhe Republikën serbe duhet të dijë se kështu e ka sulmuar edhe Rusinë.
 
Nuk është më viti 1995 apo 1999 dhe Rusia nuk do të lejojë asnjë agresion të ri ndaj serbëve. Beogradi mund të llogaris në përkrahje maksimale të Federatës Ruse
’ ka deklaruar Putin.
 
Paralajmërimi i Rusisë për Kosovën shuan cdo dilemë se pas provokimeve të fundit të Serbisë qëndron Moska.
 
Pak ditë më parë Sergej Lavrov u shpreh se forcat kosovare nuk duhet të jenë të pranishëm në veri të Kosovës duke dhënë sinjalin e parë publik pro Serbisë.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)