Në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se llogarit në “vazhdimin e një dialogu konstruktiv me të” dhe në “bashkëpunim të ngushtë për çështje aktuale të agjendës dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare”.
Letrën e Putinit, drejtuar Vuçiqit, e dorëzoi ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Bochan Kharchenko, në një takim të mbajtur të mërkurën në Presidencën e Serbisë.
“Dialogu midis Rusisë dhe Serbisë korrespondon me interesat themelore të popujve vëllazërorë dhe kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë në kontinentin evropian”, shkroi Putin në letër, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Putin po ashtu tha se bisedimet e tij me Vuçiçin në Soçi të Rusisë “konfirmuan plotësisht forcën e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë”.
Vuçiç dhe Putin u takuan në Soçi më 25 nëntor, për të diskutuar për furnizimet me gaz në Serbi, për Kosovën dhe për çështje të tjera dypalëshe.
Në këtë takim u ra dakord për uljen e çmimit të gazit rus për Serbinë dhe për rritjen e importeve.
Vuçiq u takua me Putinin edhe në qershor të vitit 2020, kur ai mori pjesë në një paradë ushtarake në Moskë.
Pikërisht për shkak të bashkëpunimit me Rusinë, Serbia është në shënjestër të kritikave nga Perëndimi, sepse si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ajo nuk e ka harmonizuar ende politikën e saj të jashtme me atë evropiane./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
33.3%
-
Të gabuar
33.3%
-
Nuk e di
33.3%
Vota total: 9
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38