/ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin vlerëson se e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund luftës në Siri mbetet mbështetja ndaj presidentit Bashar al-Assad në luftën e tij ndaj terrorizmit, bazuar në një ekstrakt të fjalimit të transmetuar dje në një stacion televiziv amerikan.
Këto deklarata të reja të kreut të Kremlinit që priten të transmetohen të plota të dielën nga stacioni televiziv amerikan, CBS, vijnë pak para mbërritjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ditën e hënë të presidentit Putin, takim i parashikuar në Nju Jork me presidentin amerikan Barack Obama.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi prej dy javësh Moska ka synim të ndërhyjë ushtarakisht në Siri.
Sipas Uashingtonit forcat ruse janë në proces për ngritjen e një baze ajrore të avancuar në provincën Latakie, bastion i Bashar al-Assadit.
Rreth 28 avionë luftarakë rusë janë dislokuar, sipas burime amerikane. Rusia deri më tani kishte në Siri vetem një bazë detare në Tartus.