Kompania ruse e naftës Lukoil njoftoi nisjen e shitjes së aseteve të saj jashtë vendit. Vendimi vjen pasi Departamenti i Thesarit në SHBA njoftoi sanksione të cilat sipas Presidentit amerikan hynë në fuqi me qëllim shtrëngimin e Moskës dhe cuarjen e saj drejt një armëpushimi me Ukrainën.
Procesi i pritjes së ofertave ka nisur thotë Lukoil ndërsa shitja sipas ekspertëve pritet të zbusë dëmin financiar që mund ti shkaktohet nga sanksionet amerikane dhe ato të shteteve të tjera. Deri më tani, Kina ka ndërprerë blerjen e naftës ruse dhe sipas raportimeve India mund të bëjë të njëjtën gjë.
Ndërkohë, Volodymir Zelensky, duket se ka dhënë një parashikim për kohëzgjatjen e mundshme të luftës me Rusinë. Ai ka thënë se për të 2 ose 3 vjet Ukraina ka të nëvojshme mbështetje me financa nga Evropa.
Kryeministri hungarez Viktor Orban vijoi takimet e tij në ditën e dytë të vizitës në Itali. Këtë të martë, për rreth 1 orë ai bisedoi me Matteo Salvinin me të cilin diskutoi tema të ndryshme përfshirë edhe luftën ne Ukrainë.
Budapesti po punon për krijimin e një boshti kundër Ukrainës së bashku me Bratislavën dhe Pragën, pas fitores në zgjedhje të nacionalistit Andrej Babis në Republikën Çeke. “Mendoj se kjo do të ndodhë dhe do të bëhet gjithnjë e më e dukshme,” tha për Politico Balasz Orban, këshilltar politik i kryeministrit hungarez.
Në një intervistë të publikuar këtë mëngjes në llogarinë e tij, edhe Viktor Orbán bëri referencë për këtë bosht me sllovakun Robert Fico dhe kryeministrin e ardhshëm çek. “Në Evropën Qendrore, fronti paqësor po rritet. Me përkeqësimin e vështirësive ekonomike në Evropë, gjithnjë e më shumë vende do ta kuptojnë se paqja është e vetmja rrugë,” tha ai.
? From the United States to the Arab world and the Far East, most of humanity stands for peace. In Central Europe, the pro-peace camp is growing. As economic challenges mount in Europe, more nations will realise the truth: peace is the only path forward. pic.twitter.com/Y5I3bQ5U5O
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) October 28, 2025

Rusia ka nevojë për garanci që takimi i ardhshëm midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të prodhojë rezultate konkrete – dhe Rusia është e gatshme për këtë. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Minskut për Sigurinë Euroaziatike, sipas agjencive ruse.
“Na duhen garanci që takimi midis presidentëve do të sjellë një rezultat të prekshëm. Ne jemi gati për këtë rezultat. Për më tepër, kur presidentët Putin dhe Trump u takuan në Anchorage, Alaska, ne mbështetëm propozimet që i dërguari i posaçëm presidencial amerikan, Steven Witkoff, i kishte sjellë Moskës një javë më parë,” deklaroi Lavrov në përfundim të sesionit plenar të nivelit të lartë të Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Minskut.
Në të njëjtëjn kohë Lavrov ka thënë se Moska është e gatshme të ofrojë garanci se nuk do të sulmojë Naton.

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina ka nevojë për mbështetje financiare nga Evropa për të vazhduar luftën kundër forcave pushtuese ruse edhe për dy ose tre vite të tjera. “E kam përsëritur këtë për të gjithë liderët evropianë. U thashë atyre se ne nuk do të luftojmë për dekada, por se duhet të tregoni se për një periudhë të caktuar kohe do të jeni në gjendje të siguroni mbështetje të qëndrueshme financiare për Ukrainën,” tha Zelensky. “Dhe pikërisht për këtë ata kanë në mendje këtë program: 2-3 vite,” shtoi ai, duke iu referuar propozimit të Komisionit Evropian për të zhbllokuar gradualisht pasuritë e ngrira ruse për të financuar Ukrainën.
Gjigandi rus i naftës Lukoil ka njoftuar se do të shesë asetet e tij të huaja pasi Uashingtoni njoftoi sanksione kundër Rosneft dhe Lukoil, me qëllim bllokimin e të ardhurave të Rusisë dhe shtrëngimin e saj për të negociuar një armëpushim në Ukrainë. "Për shkak të vendosjes së masave kufizuese kundër kompanisë dhe degëve të saj nga disa shtete, kompania njofton qëllimin e saj për të shitur asetet e saj ndërkombëtare", tha Lukoil, duke shtuar se procesi i ofertave ka filluar tashmë. Rosneft dhe Lukoil përbëjnë 55% të prodhimit rus të naftës.
Pas vendimit të Trump të njoftuar javën e kaluar, Kina pezulloi importet e naftës nga Moska, dhe India pritet të bëjë të njëjtën gjë. Pekini i frikësohet hakmarrjes së SHBA-së përmes sanksioneve. Pasoja është një rritje e çmimeve të naftës, për shkak të rënies së kërkesës nga blerësit kryesorë të vendit. Sipas Reuters, të ardhurat e buxhetit rus do të "tendosen rëndë", ndërsa importuesit do të kërkojnë furnizime alternative. Duke shitur asetet e saj të huaja, Lukoil do të përpiqet të kufizojë dëmin. Uashingtoni vuri nën sanksione edhe kompaninë tjetër ruse Rosneft e cila bashkë me Lukoil zotërojnë 55 përqind të prodhimit rus të naftës.
Komente











