Putin ‘mospërfillës’ nga paralajmërimet e Perëndimit! Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikon aneksimin e katër rajoneve ukrainase
Dhoma e lartë e parlamentit rus
RUSI- Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikoi sot traktatet për të aneksuar katër rajone ukrainase, pas referendumeve të orkestruara nga Kremlini. Pavarësisht se Kievi dhe Perëndimi i kanë cilësuar si të rreme dhe SHBA ka thelluar sanksionet, duket se Putin ka ‘shpërfillur’ të gjitha paralajmërimet evropiane.
Këshilli i Federatës votoi me shpejtësi dhe njëzëri për të miratuar traktatet sipas së cilave Donetsku, Luhansku, Khersoni dhe Zaporizhia bashkohen me Rusinë. Votimi vjen një ditë pasi dhoma e ulët, Duma bëri të njëjtën gjë.
Të premten e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi traktatet për aneksimin e këtyre rajoneve, përbëjnë 18 për qind të territorit të Ukrainës.
Rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, janë mbështetur nga Moska që në vitin 2014 kur ato u vetë-shpallën të pavarura, disa javë pas aneksimit nga Rusia të Gadishullit të Krimesë të Ukrainës. Pavarësisht miratimit të aneksimit në parlamentin rus, Kremlini ende nuk ka përcaktuar zyrtarisht kufijtë e rajoneve të reja - pjesë të mëdha të të cilave janë ende nën kontrollin e forcave të Ukrainës.
Rrjedhimisht është ende e paqartë se ku do t’i caktojë Rusia kufijtë e saj ndërkombëtarë pasi të përfundojë aneksimi.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç bisedë telefonike me Putin: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
20 Tetor, 14:50
-
Diplomatja amerikane i ofron përkrahje Kievit për ta luftuar korrupsionin
19 Tetor, 21:50
-
Franca premton mbështetje për planin e Ukrainës për t’i dhënë fund pushtimit rus
19 Tetor, 15:13
-
Lufta/ Media ruse: Forcat ukrainase sulm me dronë në Shën Petersburg
19 Tetor, 14:33
-
Bruksel/ Samiti për Ukrainën, Zelensky perëndimit: Na mbroni ose ktheni armët bërthamore
18 Tetor, 20:33
-
Seuli akuzon Korenë e Veriut për dërgimin e ushtarëve në Rusi
18 Tetor, 14:52
-
Biden në Berlin/ Takim me liderët e Europës për situatën e luftës në Ukrainë
18 Tetor, 11:15
-
SHBA-ja sanksionon kompanitë kineze të dronëve
17 Tetor, 20:26
-
Biden udhëton për në Berlin/ Takim me liderët europianë, fokusi kryesor, Ukraina
17 Tetor, 14:51
-
'Ukraina po humbet terren çdo ditë', Krisafi: Armatimet nuk kanë qenë të duhura! Perëndimi mund të bënte më shumë
16 Tetor, 17:49
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky prezanton Planin e Fitores në Parlamentin e Kievit! Bën thirrje që vendi i tij të anëtarësohet në NATO
16 Tetor, 14:43
-
Zëvendëskryeministri serb përsëri në Moskë, takim me shefin e spiunazhit të Rusisë
16 Tetor, 13:15