Një javë pas inaugurimit të tij të pestë si president rus, Putin është nisur për në Kinë, ku do të takohet me homologun kinez Zi Jinping, me temë kryesisht luftën në Ukrainë. Dy liderët do të shkëmbejnë pikëpamjet në marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe për çështjet ndërkombëtare e interesat e përbashkëta, ka deklaruar Presidenca kineze, pa dhënë detaje të tjera.
Kremlini zyrtar e ka konfirmuar vizitën përmes një deklarate, ku thuhet se Putini do të shkojë në Kinë me ftesë të presidentit Xi.
Kina e ka mbështetur Rusinë politikisht në konfliktin në Ukrainë, dhe ka vazhduar të eksportojë pajisje makinerie, elektronike dhe artikuj të tjerë, që po shihen si kontribut në përpjekjet ruse të luftës për të përparuar në Ukrainë.
Kina është po ashtu një treg i rëndësishëm eksporti për furnizimet me energji, duke mbajtur Rusinë mirë të furnizuar.
Vizita e Putinit në Kinë do të bëhet një jave pas një turneu që presidenti kinez, Xi Jinping zhvilloi në Evropë, duke vizituar Francën, Serbinë dhe Hungarinë.
Pekini është munduar të paraqitet me imazhin e një pale neutrale në këtë konflikt, por ka shpallur një partneritet “pa kufij” me Rusinë përkundër Perëndimit. Dy vendet kanë zhvilluar një seri stërvitjesh të përbashkëta ushtarake dhe Kina ka kundërshtuar vazhdimisht sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të sulmit të saj dyvjeçar në Ukrainë.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
77%
-
Jo
16.7%
-
Ndoshta
6.4%
Vota total: 204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohen komplote të Rusisë për atentate në Evropë kundër mbështetësve të Ukrainës, thotë një zyrtar
13 Korrik, 07:59
-
Zbulohen komplote të Rusisë për atentate në Evropë kundër mbështetësve të Ukrainës sipas agjencive perëndimore të inteligjencës
12 Korrik, 21:28
-
VIDEO/ Gafat e Biden, quan presidentin e Ukrainës Putin, Kamala Harris e ngatërron me Trump! Por, s’tërhiqet nga gara për President: Duhet ta mbaroj këtë punë
12 Korrik, 08:40
-
Misioni sekret i Koresë së Veriut në Rusi që po shqetëson Perëndimin
11 Korrik, 10:07
-
Ish-kryeministri britanik: Tërbimi ndaj Putinit që bombardon një spital për fëmijë në Kiev, por dijeni se ka një mënyrë për ta gjykuar për krimet e tij
10 Korrik, 10:13
-
‘Putin më i gatshëm për armëpushim’, Orban justifikon vizitën në Rusi tek drejtuesit e BE
9 Korrik, 21:17
-
Modi- Putinit: Lufta nuk mund të zgjidhë problemet
9 Korrik, 17:48
-
E inskenoi veten si ndërmjetësues për paqen në Ukrainë, Gjermania: Orban nuk flet në emër të Europës!
9 Korrik, 08:23
-
Lufta/ Rusia godet me 40 raketa Ukrainën, të paktën 36 të vdekur! Shkatërrohet spitali për fëmijë! Zelensky firmos me Tusk: Polonia mund të rrëzojë raketat ruse në qiellin e Kievit
8 Korrik, 08:17
-
Kryeministri indian Narendra Modi drejt Moskës për të balancuar afrimin Rusi-Kinë
7 Korrik, 22:41
-
Ushtarët kinezë mbërrijnë në Bjellorusi për 'stërvitje antiterroriste'
7 Korrik, 15:03
-
Pas vizitës në Kiev, Orban do të takohet me Putinin në Moskë
4 Korrik, 20:04