Putin pas takimit me Biden: Nuk ka armiqësi! Navalny e dinte se ishte i kërkuar në Rusi!

Putin pas takimit me Biden: Nuk ka armiqësi! Navalny e dinte se ishte i kërkuar në Rusi!

Në përfundim të takimit me presidentin amerikan Joe Biden, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një konferencë shtypi. Putin deklaroi se në këtë takim presidentët diskutuan çështjet kryesore në marrëdhëniet dypalëshe dhe temat për agjendën ndërkombëtare.

Presidenti rus i ka quajtur bisedimet “shumë konstruktive” dhe tha se nuk mendonte se kishte “armiqësi” dhe pohoi se palët kishin rënë dakord për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

"ne ramë dakord që ambasadori amerikan në Moskë dhe ambasadori rus në Uashington të kthehen në postet e tyre, kjo çështje është zgjidhur," tha Putin.

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara Anatoly Antonov u largua nga Uashingtoni dhe u kthye në Rusi në Prill për konsultime pas  skandalit diplomatik që erdhi pasi Biden e quajti Putin si një "vrasës" të  pa shpirt. Ambasadori i SHBA në Rusi John Sullivan u largua nga Moska të njëjtin muaj. Përplasja diplomatike u përshkallëzua pasi administrata e Biden vendosi një sërë sanksionesh për Rusinë.

Presidenti rus tha se ishte diskutuar gjithashtu mbi Ukrainën, por nuk dha detaje për këtë çështje, duke insistuar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO, nuk është objekt diskutimi.

I pyetur mbi udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny, Putini bëri thirrje për mbulim të paanshëm mbi incidentin.

“Sa i përket opozitës dhe personin që ju përmendet, ky person Navalny e ka ditur se ka shkelur ligjet në Rusi, ai do të duhej ta dinte atë si person, që është ndaluar dy herë, ai s’është bindur ndaj ligjeve. Ky person kishte udhëtuar jashtë për trajtim dhe nuk ishte regjistruar tek autoritetet, pastaj ai doli nga spitali dhe incizoi një video duke e shpërndarë në internet. Kur iu kërkua të paraqitet, ai injoroi ligjjin”, tha Putin.

Presidenti rus  konfirmoi se ai dhe Biden kishin diskutuar për armët bërthamore dhe deklaroi se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një përgjegjësi të veçantë për të siguruar stabilitetin strategjik global.

"Ne kryejmë stërvitje në territorin tonë në të njëjtën mënyrë që Shtetet e Bashkuara kryejnë shumë stërvitje në territorin e tyre. Ne nuk përfshihemi në stërvitje duke vendosur pajisjet dhe personelin tonë ushtarak në kufijtë shtetërorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fatkeqësisht, partnerët tanë amerikanë po e bëjnë këtë", tha ai.

Ai gjithashtu konfirmoi se Ministria e Jashtme Ruse dhe Departamenti amerikan i shtetit do të bashkëpunoni për shkëmbimin e të burgosurve.

Sa i përket pretendimeve të SHBA-së në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga Rusia, Putini vuri në dukje me dinakëri se qendra e ndalimit në Guantanamo ishte ende e hapur. Duke komentuar lëvizjen Black Lives Matter në Shtetet e Bashkuara, Putini tha se ndërsa Rusia simpatizon popullin Amerikan, ajo nuk dëshiron dhe nuk do të lejojë që protesta të ngjashme të përhapura të zhvillohen në territorin e saj.

I pyetur në lidhje me ligjet amerikane që ushtrojnë presion mbi mediat ruse që veprojnë në SHBA, Putini tha se ndërsa Sputnik dhe RT, veprojnë në përputhje me ligjet ndërkombëtare atje.


Lajmi kryesor:

Çtensionohen raportet SHBA-Rusi, rikthejnë ambasadorët! Biden: Jam me Amerikën, jo kundër Rusisë! Putin: Biden, burrë shteti, ndryshe nga Trump


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali