Presidenti Vladimir Putin po transformon Gardën Kombëtare në një ushtri të re për përdorim të brendshëm, por edhe ajo do të ngrihet dhe do t'i kthejë armët e saj kundër Kremlinit, ashtu siç ka bërë themeluesi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin, deklaroi këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak për kanalin televiziv United Neës, siç raportohet nga Ukrinform.
Prandaj, Podolyak pret një rebelim tjetër pas atij të 24 qershorit të kaluar, i cili dështoi - sipas zyrtarit të lartë të Kievit - "sepse Prigozhin është i vogël, ai nuk donte pushtetin, nuk donte të bëhej i pushtetshëm. Ai është një biznesmen... jo një politikan".
Më tej këshilltari i presidentit ukrainas beson se ende nuk ka asnjë grup politik në Rusi që "mund të marrë pushtetin dhe të zëvendësojë Putinin". Por Rusia "do të bëhet kaotike. Do të ketë shumë grupe të vogla që do të shkojnë dhe do të marrin diçka për vete. Dhe ky do të jetë një proces revolucionar në Federatën e Rusisë".
Lajmi kryesor: